Veliaj: Nisin punimet për Teatrin Kombëtar

Mos i humb

Kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. I pranishëm në nisjen e këtyre punimeve ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh në fjalën e tij se kjo vepër do të ndërtohet me paratë e buxhetit dhe jo me partneritet.

Veliaj pohoi se Teatri i ri do të jetë një nga veprat më të bukur në rajonin tonë, ndërsa theksoi se për ndërtimin e tij janë dakrodësuar shumica e aktorëve dhe arkitektëve.

“Sot na duhet të kapim kohën e humbur. Do jetë vepra më e bukur e artit në Ballkanin Perëndimor. Kur e nisëm këtë debat ishin me opinione të ndryshme.

Por sot kemi dakordësinë që Teatri do të jetë në tokën e vet.

Sot kemi rënë dakord që Teatri do ndërtohet me para publike dhe jo me partneritetit.

Gjithçka që ka ndodhur këtu ka ndodhur më parë edhe në vendet e tjera. Sot kemi konsensusin më të madh të aktorëve dhe të arkitektëve. Vendi ka nevojë për një hapësirë të tillë, ashtu sic janë bërë shumë vepra të tjera”, theksoi ndër të tjera Veliaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit