Vendet evropiane mbështesin më shumë shërbime të trenave të natës

Mos i humb

Zvicra, Austria, Franca dhe Gjermania janë zotuar të rrisin bashkëpunimin në rrjetet ndërkufitare dhe të trenave të natës në shkallë të gjerë gjatë katër vjetëve të ardhshme, raporton Reuters..

Në një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga ministrat e transportit të martën, vendet thanë se do të punonin mbi projektin “Trans-Europe-Express”, të drejtuar në nivelin evropian nga Gjermania.

Projektet parashikojnë një përtëritje të rrjetit trans-kontinental të përpunuar për herë të parë midis viteve 1950 dhe 1980. Bashkëpunimi këtë herë do të drejtohet nga shqetësimet mjedisore, nën moton “tren para aeroplanit”.

“Duke rritur numrin e trenave të natës dhe rrugëve kryesore, ne gjithashtu po kontribuojmë në qëllimet e mbrojtjes së klimës”, tha Peter Füglistaler, kreu i Zyrës Federale Zvicerane të Transportit.

Nga dhjetori 2021 trenat e natës duhet të jenë në lëvizje në linjat Vjenë-Mynih-Paris dhe Cyrih-Këln-Amsterdam.

Deri në vitin 2023 do të vijojnë lidhjet nga Vjena dhe Berlini për në Bruksel dhe Paris dhe deri në fund të vitit 2024 duhet të jetë e mundur të udhëtohet brenda natës nga Cyrihu në Barcelonë.

Derisa koronavirusi arriti në fillim të vitit 2020, kërkesa për trena natën po rritet në mënyrë të vazhdueshme, sipas Hekurudhave Federale Zvicerane,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit