Vendimi i Kosovës për targat, Vuçiç: Qëllimi është një “Stuhi” e re. Përgjigja jonë do jetë e matur, por vdekjeprurëse

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka trajtuar kërkesat e reja të bashkësisë kombëtare për çështjen e Kosovës dhe Metohisë.

Këto kërkesa në Beograd i solli i dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak, me të cilin Vuçiç u takua në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës.

Vuçiç tha se ka një ndryshim të plotë të situatës në vend, si dhe në territorin e Kosovës dhe Metohisë.

Ai shtoi se situata në Ballkanin Perëndimor ka ndryshuar tërësisht.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog, ndërsa disa të tjerë nuk kanë qenë kurrë të gatshëm për një bisedë thelbësore dhe kanë mbështetjen e fuqive perëndimore”, tha ai.

“Ata patën mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Kuintit”, tha Vuçiç.

“Ata morën dy vendime në institucionet e tyre të përkohshme, njëra ka të bëjë me ndalimin e hyrjes së kartave të identitetit në krahinë, dhe tjetra është një vendim me qëllimin e vetëm për të dëbuar serbët nga veriu, për të krijuar një stuhi të re dhe për të bërë fushatë me vite për të detyruar serbët t’u pranojnë targat”, tha ai.

“Duan të bindin serbët në harkun kohor të dy muajve që të regjistrohen me targa shqiptare RKS. Ndoshta do të shpërndajnë fletëpalosje, pamflete, ju e dini si është bërë në Luftën e Dytë Botërore dhe nëse nuk i bindin do t’ua konfiskojnë targat dhe veturat”, tha Vuçiç.

Presidenti thotë se “autoritetet e shtetit po llogarisin që serbët të largohen nga veriu dhe se Serbia ka vite që vuan gënjeshtra nga perëndimi dhe nga Prishtina.”

“Nuk është problemi im që ata mendojnë se ne jemi budallenj, por se ata mendojnë se janë shumë të zgjuar. Unë do të jap disa shembuj.”

“Ata dogjën dhjetëra kisha dhe manastire tonat dhe vranë dhjetëra njerëz dhe si shpërblim morën Kosovën e pavarur, derisa po grindeshin për kolltuqe në Beograd”, tha Vuçiç.

Ai kujton edhe vendimet e vështira të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkak të disa çështjeve “budallaqe”, siç i quan ai.

“Pas kësaj u ulëm në tryezë dhe morëm marrëveshjen e Brukselit. Që nga ajo marrëveshje e Brukselit, serbët kanë përmbushur gjithçka. E vetmja gjë që Prishtina është dashur të përmbushë nuk është përmbushur. Dhe si është e mundur që pesëshja perëndimore hesht për këtë”, tha presidenti.

Presidenti thotë se kur bëhet fjalë për Ukrainën, gojët e të gjithëve janë plot me integritet territorial dhe kur përmendet Rezoluta 1244, shumë njerëz shikojnë në distancë sikur nuk e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë.

“Këtu është e qartë se nuk ka dialog dhe bisedime. Do të ketë shumë probleme. Ne gjithmonë do të përpiqemi ta ruajmë paqen, por këtë nuk e duan të tjerët, jo vetëm shqiptarët nga Kosova, por edhe mentorët e tyre”, tha Vuçiç.

Vuçiç thekson se amerikanët janë më pak arrogantë në raport me vendet e Kuintit, shkruan B92. 

“Ke shembuj të panumërt ku mendojnë se mund të na poshtërojnë. Thjesht vendosa të them që është në rregull, kam 10 vjet që vuaj dhe dëgjoj gënjeshtra duke u shtirur si budalla. Por nuk duroj dot më”, tha ai.

Presidenti thotë se këtu nuk flitet më për dialog dhe se Serbia do të kërkojë të ruajë paqen. Vuçiç thekson se thelbi është “që Perëndimi i lejon vetes të jetë në gjendje të bëjë gjithçka që i vjen në mendje, duke pretenduar se gjithçka bazohet në ligj edhe pse kjo nuk ka të bëjë me ligjin, e lëre më me drejtësinë.”

“Nuk ka asnjë ofertë në tavolinë. Ata kërkojnë serbë që do të shkojnë kundër popullit të tyre në Kosovë dhe Metohi dhe gjithmonë kanë gjetur vetëm individë. Përgjigja jonë do të jetë e matur, por vdekjeprurëse dhe e vërtetë. Ne nuk do të ndërmarrim veprime ushtarake, por i lus që të mos i vjedhin pronat popullit tonë dhe të përpiqen t’i përzënë, theksoi Vuçiç.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç kërkoi edhe një herë që askush të mos sulmojë serbët në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit