Vendimi i qeverisë kundër investimit në shtëpinë e Adem Jasharit

Mos i humb

Qeveria e Kosovës është bërë shkas për anulimin e një tenderi që ishte hapur me qëllim investimet në Kompleksin “Adem Jashari”. Paratë që kishte premtuar për sanimin e dëmeve të shkaktuara në shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së në Prekaz, Qeveria i ka tërhequr në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Qeveria e Kosovës ka tërhequr paratë që i kishte ndarë Agjencisë për Mbrojtjen e Komplekseve Memoriale për investim në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke e lënë ende në rrezik nga shembja kullën e ish-komandantit të UÇK-së.

Më 18 tetor të vitit të kaluar Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale (AMKM) kishte hapur një tender për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga era dhe vërshimet në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Përmes këtij tenderi ishte paraparë të investoheshin mijëra euro në shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, i cili është në rrezik nga shembja si mungesë e investimeve nga shteti.

Por, tenderi i AMKM-së u anulua. Paratë që Qeveria e Kosovës kishte premtuar për sanimin e dëmeve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, i kishte tërhequr vetëm një muaj më vonë, raporton Insajderi.

Më 24 nëntor, Qeveria reduktoi mjetet që kishte ndarë për këtë aktivitet të prokurimit, çka shtyu zyrtarët e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale që të anulonin tenderin për “sanimin e dëmeve të erës dhe vërshimeve në K.M ‘Adem Jashari’”.

Në njoftimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), lidhur me këtë tender të anuluar, thuhet se arsye për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit ka qenë kërkesa e Qeverisë së Kosovës që udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Ky Aktivitet i Prokurimit anulohet në bazë të shkresës nga Drejtori dhe ZKA meqë në kohën kur është zhvilluar ky AP [Aktivitet i Prokurimit, v.j] ne kishim mjetet e parapara, mirëpo kërkesa e Qeverisë së Kosovës ka qenë reduktimi i mjeteve”, thuhet në njoftimin për anulim e tenderit, publikuar në KRPP.

Njoftimi për anulim të tenderit në KRPP./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit