Zbardhet vendimi i gjykatës Civile të Tiranës, e cila njeh zyrtarisht Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike, të themeluar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Vendimi në fjalë është dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri më 25 mars, i cili njohu si legjitim Kuvendin e 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke i hapur kështu rrugë zyrtarisht Komisionit të Rithemelimit.
“Gjykata sqaron që verifikimi i legjitimimit të palëve në përputhje me nenin 176 të Kodit të Procedurës Civile është detyrim thelbësor i proceduesit civil. Në përmbushje të këtij detyrimit, Gjykata pasi kreu verifikimin e aspektit formal të akteve të përfaqësimit, duke i gjetur ato të rregullta dhe në përputhje me ligjin procedural.”, thuhet ne vendim.
Një tjetër argument në vendimin e gjykatës thuhet se: “Për shkak se në secilin mbi 4200 formularët e kërkesave të depozituara për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, nënshkruesit e identifikonin veten përveçse me gjeneralitetet përkatëse, edhe me funksionin me të cilin mbanin në strukturat e PD. Gjykata verifikoi në radhë të parë secilin nga pozicionet e nënshkruesve, përfshihej në listën e funksioneve që përbëjnë Kuvendin Kombëtar të PD. Gjykata verifikoi edhe nëse shtetasit nënshkrues të thirrjes së Kuvendit Kombëtar përfshiheshin në listën emërore të funksionareve të PDSH, të cilët në momentin e thirrjes së tij përbënin listën e Kuvendit kombëtar. Për këtë qëllim gjykata pasi administroi provat shkresore, vrenjti se listat bashkëngjitur këtyre dokumenteve përbëjnë listën e plotë zyrtare të deklaruar të shtetasve, të cilët përbënin Kuvendit Kombëtar të PD në momentin e thirrjes së tij nga anëtarësia.”
Për sa më sipër Gjykata arrin në përfundimin se Kuvendit Kombëtar i PD-së, është thirrur në mënyrë të ligjshme nga një anëtarësh/delegatësh, më i madh se ¼ i numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij.
















