Vendimi për vizat, ky fakt e ka shqetësuar BE-në

Mos i humb

Heqja dorë nga shtetësia e kosovarëve, ka frikësuar BE-në për vendimin rreth vizave.

BE-ja këtë fakt e ka parë si shqetësues.

Nga janari deri në tetor të këtij viti nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë rreth pesë mijë qytetarë, kurse shtetësinë e kanë fituar rreth 300 të tjerë. Shifra përafërsisht të njëjta të heqjes dorë nga shtetësia kanë qenë edhe në vitin e kaluar.

Sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare Arben Fetoshit, frustrimi i qytetarëve me gjendjen në vend “ka frikësuar” Bashkimin Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Frustrimi i qytetarëve, i cili ndoshta është shkaku kryesor që ka frikësuar shtetet anëtare të BE-së lidhur me vendimin për liberalizimin e vizave, është evident dhe manifestohet me shkallë të lartë demoralizimi, por lënia e shtetësisë është më shumë e lidhur me mundësinë dhe përcaktimin e qytetarëve tanë për një shtetësi tjetër në vendet evropiane ose përtej”, ka deklaruar Fetoshi.

Liberalizimi i vizave sipas tij do të mundësonte çlirimin psikologjik të qytetarëve, ndërsa mosliberalizimi i vizave do të shtonte pakënaqësinë dhe do të nxiste lënien e mëtejshme të shtetësisë së Kosovës.

“Në këtë kuptim liberalizimi i vizave do të ishte faktor i rëndësishëm për çlirimin psikologjik të qytetarëve dhe në qoftë se vendimi do të merret në fillim të dhjetorit, një hapje e tillë do të ndikojë pashmangshëm edhe në atë që është quajtur ‘zbrazje e heshtur’ e Kosovës, si pikënisje për rikthimin e besimit dhe shpresës së njerëzve. E kundërta vetëm sa do ta shtojë pakënaqësinë dhe do ta nxisë ikjen e mëtejshme të qytetarëve, pa marrë parasysh mundësinë e tyre për të hequr dorë ose jo nga shtetësia”, ka deklaruar ai, shkruan zëri.

Në anën tjetër, sipas analistit politik Ramush Tahiri heqja dorë nga nënshtetësia nuk është e pranishme vetëm në Kosovë. Sipas tij, kjo gjë është prezente edhe në shtetet e tjera të Ballkanit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit