“Vendosmëria e qeverisë turke është e rëndësishme për ne”

Mos i humb

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar, ka përshëndetur qëndrimin e Turqisë që kërkon të drejta të barabarta ndaj resurseve në Mesdheun Lindor mes qipriotëve turq dhe grekë.

“Vendosmëria e qeverisë turke, qëndrimi dhe vetëflijimi, janë të rëndësishme për ne. Përpjekjet tona të përbashkëta me Turqinë janë që të mbrojmë të drejtat e qipriotëve turq”, tha Tatar në një konferencë për media.

Ai gjithashtu tha se qëndrimi i Turqisë si një shtet garantues, se në këtë pikë është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ka mbështetjen e qipriotëve turq.

Tatar theksoi se botës patjetër t’i përcillet porosia se në Qipro ka dy komunitete të barabarta.

“Popujt nga të dyja anët kanë të drejta të barabarta ndaj resurseve në rajon”, tha ai.

Tatar tha se TRNC ka një qasje pozitive ndaj propozimit për formimin e një komiteti të përbashkët për hidrokarburantet. Mirëpo, ai shprehu keqardhje se qipriotët grekë nuk kanë një qasje të ngjashme.

Ministri turk i energjisë dhe resurseve natyrore, Fatih Donmez, tha se çështja e resurseve të hidrokarbonit duhet t’i kontribuojë paqes, qetësisë dhe prosperitetit në ishull.

“Fatkeqësisht, pala e qipriotëve grekë në mënyrë të njëanshme ka vazhduar me diskursin dhe veprimet e tija duke u sjellë si gjykatësi i vetëm në ishull”, tha Donmez.

Turqia vazhdimisht ka kontestuar shpimet e njëanshme të administratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke pohuar se edhe TRNC po ashtu ka të drejta për burimet në këtë zonë.

Në vitin 1974, pas një grusht shteti nga Greqia që synonte aneksimin e Qipros, Ankaraja duhej të ndërhynte si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua TRNC.

Që atëherë, janë bërë disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e Qipros, por të gjitha të dështuara. Ajo e fundit e mbajtur me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqia, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

Dönmez gjithashtu tha se qeveria e tij dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat dhe interesat e qipriotëve turq në çdo platformë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit