Pakistan, 10 të plagosur në një shpërthim

Mos i humb

Së paku 10 persona janë plagosur kur një bombë shpërtheu sot në mëngjes në Pakistan.

Shpërthimi në provincën Khyber Pakhtunkhwa ndodhi derisa një oficer policie nga skuadra e asgjësimit të bombave përpiqeshin të çmontonin një bombë të vendosur pranë një shkolle fetare në zonën Hassna Ghari të rrethit Nowshera, për AA u shpreh Bilal Ahmad Faizi, zëdhënës i shërbimit të urgjencës Shpëtim 1122.

Të gjithë të plagosurit, përfshirë pesë policë, janë transferuar në spital, shtoi ai.

Sipas spitalit Lady Reading Peshawar, dy janë në gjendje kritike, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje të qëndrueshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit