Vendoste baste sportive në mënyrë të paligjshme, arrestohet pronari i lokalit

Mos i humb

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Mësohet se Zamir Kotrri ishte pronar i një lokali në këtë qytet dhe kishte përshtatur ambientet e tij për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit si bastet sportive.

Ndërkohë, blutë i kanë sekuestruar 1 celular që përdorej për këtë veprimtari të paligjshme, në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, në lokalin e tij, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 58-vjeçari Zamir Kotorri.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, është goditur një tjetër rast në këtë fushë, në një lokal.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi 58 vjeç, pasi kishte përshtatur lokalin e tij, në lagjen “Ahmet Haxhija”, për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit (baste sportive).

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 1 celular që përdorej për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit