Venezuela krizë diplomatike me Brazilin

Mos i humb

Brazili e ka shpallur “persona non grata” (person të padëshiruar) të ngarkuarin me punë të Venezuelës në Brazilia pasi ky shtet e deportoi ambasadorin Ruy Pereira në Karakas.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Brazilit thuhet se i ngarkuari me punë i Venezuelës, Gerardo Antonio Delgado Maldonado është shpallur “persona non grata”.

Qeveria e Venezuelës në fundjavë me arsyetimin se janë përfshirë në punët e brendshme të Venezuelës shpallur “persona non grata” ambasadorin e Brazilit në Karakas, Ruy Pereira dhe të ngarkuarin me punë të Kanadasë, Craig Kowalik.

Gjithashtu edhe Kanadaja i dha kundëpërgjigje diplomatike duke e shpallur “persona non grata” ambasadorin e Venezuelës në Ottowa, Wilmer Omar Barrientos Fernandez dhe të ngarkuarin me punë Angel Herrera./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit