Vengu: Forca Tokësore dhe FSK, bashkëpunim për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore

Mos i humb

Trajnimi, në kuadër të bashkëpunimit mes Forcës Tokësore dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), synon jo vetëm forcimin e lidhjeve mes dy institucioneve, por edhe standardizimin e Procedurave Standarde të Veprimit, përmirësimin e procedurave të evakuimit dhe trajtimit të pacientëve.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau pamje nga ky trajnim, teksa theksoi se, ky bashkëpunim i rëndësishëm shërben si një hap i madh drejt rritjes së kapaciteteve për vlerësimin NATO MEDEVAL dhe përmirësimit të ndërsjellë profesional.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të ndërveprueshmërisë dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në strukturat tona ushtarake”, nënvizoi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit