- Namazi farz (i detyruar).
- Agjërimi vullnetar dhe agjërimi në ditën e Arafatit.
3.Dhënia e sadakasë.
- Tehlili – shqiptimi i fjalës la ilahe il-lallah (nuk i takon askujt adhurimi me të drejtë, përveç Allahut).
- Tesbihi – shqiptimi i fjalës subhanallah (i Lartësuar qoftë Allahu).
- Tehmidi – shqiptimi i fjalës elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut).
- Tekbiri – shqiptimi i fjalës Allahu ekber (Allahu është më i Madhi).
- Shqiptimi i fjalës “la haule ue la kuvete il-la bilah” (nuk ka ndryshim e as forcë pa lejen dhe ndihmën e Allahut).
- Përsëritja e fjalëve të myezinit gjatë thirrjes së ezanit.
- Istigfari (kërkimfalja).
- Duaja.
- Dërgimi i salavateve për Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të.
- Leximi i Kuranit.
- Meditimi dhe përsiatja e Kuranit.
- Nxënia përmendsh e Kuranit.
- Mësimi i Kuranit së bashku me dikë tjetër.
- Leximi i komentit të Kuranit.
- Të mësuarit e Kuranit të tjerëve, e në veçanti fëmijëve suren El-Fatiha.
- Pendimi dhe kthimi kah Allahu.
- Respektimi i prindërve.
- Respektimi i lidhjeve farefisnore.
- Mbajtja e lidhjeve me shokët e prindërve.
- Fisnikërimi i mysafirit.
- Përcjellja e mysafirit.
- Sjellja e mirë me fqinjët.
- Përhapja e selamit.
- Dhënia ushqim.
- Fjala e mirë.
- Falja e namazit të natës.
- Falja e suneteve revatib (të rregullta që falen para dhe pas farzit).
- Falja e namazit të Duhasë.
- Shqiptimi i dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes.
- Shqiptimi i dhikrit, që thuhet nëpër situata dhe gjendje të ndryshme.
- Fjetja me abdes.
- Guslli i xhumasë.
- Parfumosja për xhuma.
- Nisja më herët për në xhami për namazin e xhumasë.
- Afrimi afër imamit.
- Plotësimi i vendeve të zbrazëta.
- Plotësimi dhe rregullimi i safave.
- Buzëqeshja.
- Meditimi në shenjat e Allahut në kozmos.
- Përballimi i dhembjeve që t’i shkaktojnë myslimanët dhe durimi me ta.
- Sjellja e mirë me njerëzit.
- Butësia dhe mosngutja.
- Fytyrëqeshja.
- Përmbajtja e zemërimit dhe e hidhërimit.
- Realizimi i premtimit.
- Falja e namazit të pendimit (teubes).[1]
- Falja e dy rekateve pas marrjes së abdesit.
- Këshilla dhe udhëzime.
- Mësimi i të paditurit.
- Thirrja në të mirë.
- Ndalimi nga e keqja.
- Ndihma dhe mbështetja e atij që i është bërë padrejtësi.
- Ulja e shikimit.
- Vizita e vëllezërve myslimanë për hir të Allahut.
- Prezentimi në xhenaze (falja e namazit të të vdekurit dhe përcjellja e xhenazes).
- Ngushëllimi i familjes së të vdekurit.
- Vizita e të sëmurëve.
- Përgjigjja e ftesës së ftuesit.
- Ngushëllimi i të pikëlluarit.
- Pritja e namazit pas namazit.
- Prezentimi në mexhliset e dijes nëpër xhamia.
- Respektimi i dijetarëve.
- Kundërshtimi i dyshimeve.
- Përhapja e sunetit të Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të.
- Dhënia e dhuratave.
- Përshëndetja e myslimanit për dore, duke kërkuar me të Fytyrën e Allahut.
- Respektimi i të moshuarve.
- Larja e borxhit.
- Dhënia borxh nevojtarit.
- Shtyrja e afatit të kthimit të borxhit atij, që ka vështirësi ta kthejë.
- Falja e borxhit ose lehtësimi i tij.
- Nxitimi në larjen e borxhit të atyre që nuk kanë mundësi t’i kthejnë borxhet si dhe larja e faturave të nevojtarëve.
- Ndërmjetësimi i drejtë dhe i mirë.
- Lehtësimi duke ia kthyer mallin e blerë atij, që e blen një mall dhe më pas dëshiron ta kthejë.
- Largimi i pengesave në rrugë.
- Toleranca në shitje dhe në blerje.
- Mbulimi i të metave të myslimanëve.
- Përkujdesja për jetimin.
- Përkujdesja për gratë e veja.
- Ndërtimi i xhamive.
- Udhëzimi për në hair dhe mirësi.
- Botimi i librave.
- Përhapja e dijes së dobishme nëpër rrjetet sociale dhe internet.
- Mësimi i tjetrit dhe dëgjimi i këshillave.
- Dhurimi i kafshës për të varfrin, që ta therë për kurban.
- Ndihma dhe lehtësimi i tjetrit për t’u martuar.
- Paqësimi në mes dy të armiqësuarve.
- Shoqërimi i njerëzve të mirë.
- Lënia e vakëfit.
- Kryerja e haxhit të pranuar.
- Dashuria për hir të Allahut.
- Falja.
- T’i ndihmosh një zanatliu ose t’ia mësosh një zanat një të padituri (i paditur e ka për qëllim atë që nuk ka asnjë zanat, që nga ai zanat të përfitojë), ta ushtrosh pa të holla ose t’ia mësosh punën.
- Futja e gëzimit në shpirtin e tjetrit.
- Dhënia ushqim të varfërve dhe të ngratëve.
- Fërkimi i kokës së jetimit.
- Përkujdesja për abdesin.
- Kujdesi për vajzat dhe motrat.
- Shpenzimi për gruan dhe fëmijët.
- Respektimi i burrit dhe nderimi i tij.
- Përkujdesja për shtëpinë (nga gruaja).
- Pastrimi i xhamive.
- T’u japësh ujë njerëzve.
- Mirënjohja dhe falënderimi i tjetrit për bamirësinë e bërë ndaj teje.
- Shpërblimi i atij, që të ka bërë mirë dhe lutja për të.
- Të qarët nga frika e Allahut.
- Të kërkosh nga Allahu, që të biesh dëshmor.
- Ulja bashkërisht për të ngrënë.
- Veshja e rrobave me ngjyrë të bardhë.
- Ngjyrosja e flokëve të thinjura (përveç ngjyrës së zezë, e cila nuk lejohet).
- Mbjellja e një peme me nijet të mirë.
- Kryerja e nevojave të myslimanëve.
- Kërkimfalja për myslimanët dhe myslimanet.
- Ruajtja e nderit të gruas.
- Llogaritja në shpërblimin e Allahut për bërjen e rukjes.
- Larja e xhenazes dhe qefinosja e saj, duke llogaritur në shpërblimin e Allahut.
- Përshpejtimi i iftarit.
- Vonimi i syfyrit.
- Përgëzimi i myslimanit për ndonjë begati.
- Të shkruarit e vasietit (testamentit) me të drejtë.
- Veshmbathja e myslimanit.
- Mbathja e këpucëve duke filluar me këmbën e djathtë.
- Zbathja e këpucëve duke filluar me këmbën e majtë.
- Pirja e ujit ulur.
- Rikujtimi i shehadetit (fjalës la ilahe il-lallah) atij që është në prag të vdekjes.
- Fillimi i çdo pune të hairit me emrin e Allahut (me Bismilah).
- Përkujdesja për ta përdorur misvakun.
- T’ia kthesh borxhin atij, që ia ke pasur borxh dhe ta shpërblesh për bamirësinë ndaj teje.[2]
- Falja e namazit të istihares.
- Sexhdeja e falënderimit.
- Ndryshimi i betimit për ndonjë dobi sheriatike, duke e shpaguar atë.
- Të ndihmuarit e familjes në shtëpi.
- Ecja për në xhami.
- Marrja e sutres për namaz.
- Zbukurimi i zërit gjatë leximit të Kuranit.
- Kërkimi i lejes për të hyrë brenda.
- Vendosja e dorës mbi gojë kur ndonjërit i hapet goja.
- Të ushqyerit e kafshëve për kurban dhe trashja e tyre.
- Qëndrimi në xhami pas faljes së namazit të sabahut e deri në lindjen e diellit.
- Dërgimi i kafshës për kurban në Meke, për atë që nuk shkon në haxh.
- Urdhërimi i familjes dhe i fëmijëve për ta falur namazin.
- Falja e dy rekateve, kur të hysh në shtëpi dhe dy rekate para se të dalësh nga shtëpia.
- Fërkimi i fytyrës me dorë, kur të ngrihemi nga gjumi për namaz nate dhe leximi i ajeteve të fundit të sures Ali Imran.
- Plotësimi i abdesit.
- Thënia e fjalës “Jerhamukallah” (Allahu të mëshiroftë), kur tjetri teshtin dhe thotë “Elhamdulilah” (Falënderimi i takon Allahut).
- Udhëzimi i nevojtarit duke ia treguar mënyrën se si të arrijë deri tek ajo që e kërkon.
- Shqiptimi i fjalës: “SubhaneMelikil-Kuddus” (I Lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi, i Shenjti dhe i Pastri nga çdo e metë); tri herë pas namazit të vitrit (pasi të jepet selam).
- Bërja e gjumit me abdes.
- Shoqërimi i të vetmuarit.
- Strehimi i të huajit.
- Parfumosja e xhamive.
- Përkujdesja për familjen e haxhiut, derisa të jetë në haxhillëk, si dhe përkujdesja për familjarët e të burgosurve dhe të ngjashmit me ta.
- Shpërndarja dhe radhitja e Mus’hafave nëpër xhami.
- Përhapja e dijes nëpër faqe interneti, kanale televizive, satelitore dhe radio.
- Mbajtja e mësimeve, e ligjëratave dhe e seminareve shkencore.
- Falja e namazit të Kurban Bajramit.
- Huazimi i rrobave, arit për zbukurim, enëve, mjeteve elektronike dhe çdo gjëje të dobishme.
- Formimi dhe ngritja e shoqatave dhe e organizatave bamirëse.
- Marrja përsipër e harxhimeve të haxhiut.
- Shpenzimi për kërkuesit e dijes dhe përkujdesja për ta.
- Përgatitja e librave dhe e programeve për fëmijët e myslimanëve.
- Përcjellja e dijes me amanet: “Allahu ia ndriçoftë fytyrën atij që e dëgjon thënien time, e kupton atë, e mëson përmendsh dhe ua përcjell të tjerëve.”[3]
- Mbrojta e nderit të myslimanëve.
- Dëgjimi i Kuranit.
- Dhënia e shpërblimeve dhe nxitja e njerëzve për marrje të dijes dhe mirësi.
- Butësia dhe sjellja e mirë me fëmijët.
- Rikujtimi i të tjerëve në lidhje me afrimin e rasteve apo kohëve të hairit.
- Ruajtja e amaneteve dhe kthimi i tyre.
- Kurimi i të sëmurëve duke llogaritur në shpërblimin e Allahut.
- Bamirësia ndaj kafshëve dhe zogjve.
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!
Dr. Muhamed Salih El-Munexhid
Nga arabishtja: Irfan JAHIU