Veriu i Sirisë, depo armësh e PYD/PKK-së

Mos i humb

Armët me të cilat Komanda Qendrore e Forcave Amerikane (CENTCOM) ka furnizuar organizatën terroriste PYD/PKK-në duke u arsyetuar me luftën kundër organizatës terroriste DEASH janë duke u fshehur në 13 depo kryesore të caktuara sipas rajoneve të okupuara nga PYD/PKK. Shpërndarja e armëve për anëtarët e kësaj organizate terroriste është duke u realizuar nga këto depo.

Gazetarët e AA-së, përmes të dhënave që kanë siguruar nga burime të hapura dhe burime të besueshme lokale që gjenden në rajonin e okupuar nga PYD/PKK, kanë mësuar për depot e formuara nga ana e organizatës terroriste në veri të Sirisë dhe rutat e dërgesave të armëve.

Kështu, që nga prilli i vitit 2016 e deri më tani, organizata ka marrë ndihmë ushtarake nga CENTCOM përmes vendkalimit kufitar Simelka dhe bazat në Rumejlan në Haseke dhe Harab Ishk në lindje të Halepit.

Armët e rënda, autoblindat luftarake rezistente ndaj minave dhe kontejnerë të parafabrikuar për karburant dhe qëllime të tjera ushtarake, të gjitha këto të hyra nga Simelka, që gjendet në kontrollin e Qeverisë Rajonale Kurde në Irak, organizata i tranpsorton në depot në fjalë.

Dy rutat që çojnë në depot në Haseke

Armët dhe municionet që hyjnë në Haseke përmes rrugëve tokësore dhe ajrore, i transferohen organizatës terroriste përmes dy rutave.

Armët e rënda, autoblindat dhe cisternat e karburantëve, të hyra përmes rrugës tokësore, shpërndahen në pika përreth Lumit Eufrat.

Ndërkaq, armët e zbarkuara nga Erbili në bazën në Rumejlan përmes rrugës ajrore dërgohen në tre depo në Haseke; në depot në rajonet Dirbasije, Tel Bejder dhe Derik.

Po ashtu, armë, municione dhe automjete të ndryshme të transportuara përmes rrugëve tokësore në rajonet që gjenden nën kontrollin e PYD/PKK-së, përmes Hasekes dhe Kamishlit, autostradës numër 6 dhe rrugës tranzit M4 që shtrihet nga Simelka deri në Halep, arrijnë në depot kryesore në Harab Ishk dhe Çelebije në verilindje.

Këto dy depo në të njëjtën kohë njihen si depot më të mëdha në rajonin e organizatës terroriste.

Edhe armët dhe municionet e zbarkuara në bazën ajrore amerikane të ndërtuar vitin e kaluar në qytezën Sarrin në brigjet e Lumit Eufrat transportohen në depot në Harab Ishk dhe Çelebije nga ana e organizatës terroriste.

Ndërkohë, armët e transportuara në dy pikat kryesore nga Simelka përmes rrugës tokësore dhe nëpërmjet Sarrinit përmes rrugës ajrore, shpërndahen në depo të ndryshme që gjenden në Ajnalarab (Kobani), Tel Ebjad dhe Suluk.

Punishtet e municioneve dhe depot në Afrin

Në qytetin Afrin të Halepit, që gjendet përballë provincës Hatay në kufirin Siri-Turqi, bëhet prodhimi i predhave artilerike në punishte të organizatës terroriste për prodhimin e predhave dhe obusëve dhe disa shkritore hekuri.

Mauna tregtare që kalojnë nga hapësirat e kontrolluara nga regjimi i Beshar Asadit duke u nisur nga zona e Hasekes në lindje të vendit, transportojnë lëndë të parë në punishtet në Afrin.

Për prodhimin e municioneve, maunat sjellin hekur, çelik dhe lëndë ndezëse.

Një pjesë e municioneve të prodhuara fshihet në këtë qytet, ndërsa një pjesë tjetër dërgohet në hapësirat e tjera të okupuara të organizatës.

Dejrizori po armatoset

Duke u arsyetuar me luftën kundër DEASH-it, CENTCOM është duke armatosur PYD/PKK-në në rajonin e Dejrizorit në kufirin Siri-Irak.

Organizata terroriste është duke i pranuar armët nëpërmjet rrugës tokësore.

Dërgesa që kalon përmes vendkalimit Simelka në kufirin Irak-Siri, deponohet në dy vendbanime në jug të Hasekes, vendbanimin El-Hul pranë qytezës Shedadi dhe Zonën e 47-të.

Edhe bazat amerikane shërbejnë si depo armësh

Institucionet amerikane të sigurisë, krahas ofrimit të ndihmave ushtarake, janë në bashkëpunim me organizatën terroriste në dhjetë pika me rreth dy mijë ushtarë.

Bazat, shumica e të cilave ndodhen përgjatë autostradës M4 që shtrihet nga kufiri i Irakut e deri në Halep, po ashtu janë në mesin e pikave që u dërgojnë armët PYD/PKK-së.

Përveç bazave në Tel Bejder, Harab Ishk, Ajnalarab dhe Tel Ebjad, ku gjenden forcat dhe ekspertët e CENTCOM-it të pozicionuar në veri të Sirisë përmes bazës ajrore në Rumejlan, depnonimi për organizatën terroriste bëhet edhe në pozitat e tyre në Sarrin dhe Xhibse të Shedadit. Nga këto pika transferohen edhe forcat amerikane, edhe armë për organizatën.

Nga ana tjetër, ushtarët dhe ekspertët e CENTCOM-it të vendosur në qytezën Ajn Isa në veri të Rakas, në pika të ndryshme ofrojnë trajnim për pjesëtarët e organizatës për gjuajtje me raketa shumetytëshe, artileri dhe raketa tokë-tokë.

Pjesa e madhe e armëve ende nuk është përdorur

Pjesa e madhe e armëve dhe municioneve që CENTCOM ka siguruar për organizatën terroriste me arsyetimin për të luftuar kundër DEASH-it, ende nuk është përdorur.

Sipas të dhënave të siguruara nga gazetarët e AA-së, ndihmat e papërdorura fshihen në Harab Ishk, që gjenden 21 kilometra larg kufirit me Turqinë.

Në mesin e armëve dhe automjeteve të siguruara për PYD/PKK-në gjenden raketahedhës shumetytësh dhe platforma për lançim, obusë të kalibrit 80 dhe 120 mm, granatahedhës MK19, pushka sulmi M4 Cabrine dhe M16, predha antitank të prodhimit amerikan BGM 71 TOW, automjete ushtarake të tipit Humwee, trnasprotues personeli të blinduar të tipit Cougar dhe dronë për vëzhgim, si dhe predha antitank FGM-148 Javelin, të cilat nuk i janë shitur Turqisë, edhe pse kjo e fundit i ka kërkuar disa herë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit