Një tërmet prej 6 ballësh godet Iranin

Mos i humb

Një tërmet 6 ballë ka goditur rajonin Kirman i cili ndodhet në lindje të Iranit.

Qendra e Studimit Gjeologjik Amerikan (USGS) ka njoftuar se epiqendra e tërmetit 6 ballë ka qenë 52 km në verilindje të rajonit Kirman në një thellësi 10 km.

Ndërsa agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, ka njoftuar se tërmeti ishte 6.1 ballë, ku dhe ka bërë të ditur se tërmeti ka ndodhur këtë mëngjes.

Drejtuesi lokal në zonën Raver, Muhammed Riza Mirsadiki në një deklaratë për agjencinë IRNA ka dhënë informacionin se nga tërmeti nuk ka viktima, por se janë shembur muret e shtëpive të vjetra dhe janë mbyllur rrugët e disa fshatrave./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit