Veseli flet për zgjedhjet në parti: PDK nuk shtyhet për karrige

Mos i humb

 

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka folur për procesin zgjedhor në këtë parti,, duke vënë në theks se subjekti që ai drejton do të ketë zgjedhje në vjeshtë.

Ai ka bërë të ditur se organet drejtuese të partisë, Këshilli Drejtues, Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryetari do të zgjidhen në vjeshtë.

Veseli nuk ka treguar nëse do të kandidojë edhe për një mandatë, por ka thënë se për kryetarin e partisë duhet të ketë kundërkandidatë . Ai ka thënë se kundërkandidati nuk duhet të jetë formal, dhe se në PDK nuk shtyhen për karriga.

“Është e domosdoshme që të ketë kundërkandidatë për kryetarë të partisë dhe ai mos të jetë formal, pasi në PDK nuk shtyhemi për karriga”, është shprehu Veseli në konferencën për media, transmeton lajmi.net.Ai ka thënë se tani është duke u zhvilluar procesi zgjedhor në degët e rinisë, ku sipas tij ka pasur një interesim dhe seriozitet të madh.Veseli ka thënë se PDK do tu japë hapësirë të rinjve. /Kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit