Veseli fton partitë në tryezë për të prezantuar platformën e tij

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar sot ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për axhendën shtetërore të Republikës së Kosovës.

Takimi i thirrur nga kryetari Veseli do të mbahet ditën e martë, datë 8 maj, ora 13:00, në Sallën C301,  në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë tryezë, kryetari Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi; Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe; Agjendën e Integrimeve Europiane; Formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe Reformën Zgjedhore.

Kryetari Veseli, ditë me parë, ka prezantuar edhe propozim-platformën për konsensus rreth këtyre temave./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit