Veseli: Gratë të marrin vendin e merituar në shoqërinë kosovare

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Grave, të gjitha nënave, motrave e vajzat tona, duke thënë se në këtë ditë, lartësojnë rolin vendimtar të grave në shoqëri, jo vetëm si nëna që edukojnë brezat e ardhshëm, por edhe si protagoniste në çdo sferë të jetës.

Veseli ka shkruar në Facebook se përulemi ndaj të gjitha grave që kanë luftuar për liri dhe që kanë bartur mbi supe një pjesë të përpjekjes së popullit tonë për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për të fituar të drejtat e veta.

“Duke ua uruar këtë festë, ritheksoj zotimin tim për t’u angazhuar në fuqizimin politik, ekonomik dhe social të grave në mënyrë që gratë të marrin vendin e merituar në shoqërinë kosovare”, ka shkruar ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit