Veseli: Kjo është liria për të cilët ranë heronjtë tanë

Mos i humb

Nën patronatin e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në Boletin është organizuar një ceremoni nderimi, me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.

Ceremonia është mbajtur në kompleksin memorial në Boletin, në nderim të heroit kombëtar Isa Boletini.

Me këtë rast kryekuvendari Veseli ka thënë që përkulet para jetës dhe veprës së Isa Boletinit.

“Liria jonë është e pacenueshme e ne do të ecim përpara duke punuar fuqishëm që Kosova të jetë një vend ku sundon ligji dhe ku njerëzit janë të barabartë duke zhvilluar ekonominë për mirëqene të qytetarëve tanë. Kjo është liria për të cilët ranë heronjtë tanë. Lavdia është e përjetshme për të gjithë ata që ranë. Mitrovica është krenare që ka Isa Boletinin. Kosova është krenare për bijtë e saj që ranë për lirinë e saj. Ne do të vazhdojmë të punojmë ti realizojmë idealet që i kanë pasur të gjithë heronjtë që ranë për vendin. Ne do të ecim përpara të pandarë për të realizuar ëndrrën e burrave dhe burrneshave” ka thënë Veseli.

Veseli vendosi kurora lulesh mbi varrin e Isa Boletinit si dhe vizitoi brendinë e kullës, me ç’rast tha që do të ketë investime për këtë kullë si dhe kompleksin meorial.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të mos shkatërrohen institucionet e vendit dhe të ruhen ato./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit