Veseli: Kosova e gatshme ta ndihmoj Shqipërinë në zonat e përmbytura nga shiu

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë dhe qytetarët e saj në zonat e përmbytura nga uji si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike.

Deklarata e Kryeparlamentarit Veseli në faqen e tij në Facebook:

I shqetësuar me gjendjen e rëndë në Shqipëri, pas vërshimeve që kanë përfshirë pjesë të mëdha të territorit atje. Institucionet e Kosovës, përfshirë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura nga moti i keq. Shpresoj që kjo gjendje e krijuar nga reshjet të tejkalohet sa më parë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit