Veseli: Kosova ka shumë sfida të cilat duhet t’i tejkaloj me mençuri

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pranuar se Kosova ka shumë sfida të cilat do t’i tejkaloj me mençuri. Ai duke komentuar largimin e qytetarëve nga Kosova ka thënë se shteti nuk fuqizohet duke u larguar, por duke vepruar mençurisht. Sipas tij, edhe kjo sfidë e Kosovës do të përballohet ashtu siç përballoj me sukses sfidat kundrejt Serbisë.

“Sfidat kanë qenë gjithmonë, por nuk jemi dorëzuar para këtyre sfidave, kemi pasur edhe sukseset tona. Janë shumë më të vogla sfidat sikurse dy dekadave më herët, nuk jemi ndalur deri në fund, iu kemi përballur Serbisë dhe kemi pasur sukses. Edhe sot duhet të punojmë sa më shumë për fuqizimin e shtetit pasi nuk fuqizohet shteti duke u larguar, por duke vepruar mençurisht dhe kështu do të kemi sukses pasi kemi pasur sfida edhe më të mëdha, por do ta kalojmë edhe këtë.

Ndryshe, këtë deklaratë Veseli i tha gjatë hapjes solemne të biblotekës digjitale e cila u bë në kaudër të Edicionit të Javës së Biblotekës, teksa ka folur edhte për qështje të tjera aktuale të vend. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit