Veseli kujton Kushtetutën e Kaçanikut

Mos i humb

Në një organizim për t’u marë lakmi dhe të fshehtë, më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik u bë shpallja e Kushtetutës së Kosovës.

Plani u bë në atë mënyrë meqë vendi ishte i mbushur me forcat policore dhe ushtarake të Serbisë, të cilët kishin nisur spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptarë nga vendet e punës dhe futjen e masave të dhunshme.

Me këtë rast, ish kryeparlamentari, Kadri Veseli, kësaj date i kushtoi një status në Facebook, ku kujtoi sakrificën e asaj gjenerate dhe të tjerë që pasuan për ta fituar lirinë dhe pavarësinë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Shpallja e Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik, para 29 vjetësh, ishte moment historik për popullin tonë”.

Pas deklaratës së 2 korrikut, 7 shtatori i vitit 1990 i dha një kthesë të re historike përpjekjeve gjithëpopullore për liri e pavarësi. Përkundër persekutimeve të vazhdueshme, guximi dhe organizimi ynë për t’i dhënë fund ish-Jugosllavisë sa vinte e bëhej më i madh. Këto përpjekje kulmuan me krijimin e rezistencës sonë të armatosur, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpalljen e shtetit tonë të pavarur e sovran, që sot e gëzojmë të lirë”.

Sakrifica e shumë gjeneratave, të cilave u jemi përjetësisht mirënjohës, ka bërë që ne ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë. Të kaluarën e lavdishme e kemi të përbashkët dhe bashkë duhet ta ndërtojmë edhe të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë”.

Shpërndajeni në shenjë mirënjohjeje për delegatët e atëhershëm shqiptarë!”, ka shkruar Veseli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit