Veseli: Ndërmarrjet, përspektiva ekonomike e vendit

Mos i humb

Kryeparlamentari, Kadri Veseli në hapjen e Javës së ndërrmarrësisë Globale në Kosovë theksoi se perspektiva e vendit dhe ekonomia mund të bëhen vetëm nga kapitalizmi modern dhe inciativa private.

Ai me teje tha se të gjithë së bashku duhet të punojmë që të arrijmë mënyrën e zhvillimit të ndërrmarrësisë.

“Ky takim i ditës së sotme dhe kjo javë e ndërrmarrësisë do ti shërbej këtij qëllimi për inciativën private dhe kapitalizimin modern, ai që e zhvillon Republikën e Kosovës. Ne gjithë së bashku në Kosovë duhet të punojmë që zhvillimi ekonomik të bartet te mënyrat e të menduarit për arritjet e ndërrmarrësisë në zhvillim. Perspektiva e vendit dhe ekonomia mund të vijnë vetëm nga kapitalizmi modern dhe këtë duhet ta bëjmë bashkarisht”, tha Veseli.

Veseli shtoi se të punësuarit kosovare në vendet tjera që punojnë në sektorin privat duhet të kthehen në vendin e tyre, pasi që sektori privat do të jetë më i fuqishëm në ndërrëmarrësi.

“Më shumë ka të punësuar kosovarët në sektorin privat jashtë vendit se sa në Kosovë. Duhet fuqimisht të barten në vendin e tyre, se bashku me ministrin e inovacionit me një ide për politikat e ndërrmarrësisë së sektorit privat”, tha Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit