Veseli-Opozitës: Ejani të bëhemi bashkë për interesin e shtetit

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ju ka bërë thirrje opozitës që të vendosin sot për një marrëveshje duke u mbështetur në Kushtetutën e Kosovës.

Më këtë rast, Veseli theksoi se me shqetësimin që kemi brenda nesh po e maltretojmë dhe po i zhgënjejmë qytetarët.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje sot pash lëkundje dhe shkundje, mos të maltretojmë njëri tjetrin pasi do të zhgënjejmë qytetarët edhe më shumë. Ne e kemi shqetësimin ndërmjet vete. Mesazhi shume i qartë. Nuk është e drejtë studentët ndërmarrësit ti mbajmë të izoluar se kjo do të thotë racizëm. Vetëm një president mendon kundër pavarësisë së Kosovës është ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Prandaj Të bahemi bashkë e mbrojmë Kosovën ma mirë, që nga maji i vitit 2018 kemi vendos një qëndrim, pse pretekstin po mund ta gjeni në gjërat të kota.

Presidenti i Kosovës jam i sigurt rezolutën që e aprovojmë sot në Kuvend do ta respektojë deri në pikë të fundit.

Ajo që është kryesore sot duhet me u bërë një marrëveshje, jemi për dialog andaj të raportohet kuvendi,e të bëhet rezoluta”, tha Veseli.

Me tutje, Veseli ritheksoi se të votojmë këtë marrëveshje jo për shkk të interesave mes nesh por për të mirë të shtetit.

Sipas tij, shkatërrimi i shtetit për shkak të një individi është e papranueshmë.

“Kam një shqetësim që pas seancës do të vazhdoj prapë e njëjta mënyrë. Ky vend është i kontaminuar. Në qoftë se  dëshironi me u barë bashkë ulemi çdo gjë që e parasheh Kushtetuta e të votojmë por jo të shkatërrojmë një shtet duke u marrë me individ është e papranueshme. Të bëhet kjo marrëveshje Jo për shkak të interesave mes nesh por për hir të mirës së shtetit”, tha Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit