Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka thënë se është lajm i mirë që për herë të parë vendet anëtare të BE-së e pranojnë dhe e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, përfshirë shtetet anëtare të BE-së që nuk na kanë njohur.
Në një postim në Facebook, kreu i Kuvendit thotë se strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Europian në parim tregon qartë perspektivën europiane të Kosovës.
“Kemi merituar dhe kam pritur më shumë, por perspektiva jonë europiane është e pandalshme. Kosova do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik, duke përmbushur të gjitha obligimet që ka”, ka shkruar Veseli ku ka postuar një fotografi me gjasë nga një takim me shefen e BE-së në Kosovë Natalya Apostolova./Kosova Post/