Veseli për marrëveshjen e demarkacionit: Izolimi i Kosovës merr fund

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur marrëveshjen me Malin e Zi për Demarkacioni, duke theksuar se me këtë veprim merr fund edhe izolimi i qytetarëve të Kosovës.

“Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit”, ka shkruar Veseli

Për më tepër kryeparlamentari Veseli thekson se kjo pjekuri politike duhet t’a përcjellë Kosovën edhe në vendimet tjera të mëdha për vendin.

Ai shton se në këtë jubile të Pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit.

Postimi i plotë i kryeparlamentarit Veseli:

Lajm shumë i mirë arritja e konsensusit nacional për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo pjekuri politike duhet të na përcjellë edhe në vendimet tjera të mëdha për vendin. Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit