Edhe kryeparlamentari i Kosovës ka përkujtuar viktimat e masakrës së Studimes përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai po ashtu ka cekur faktin që ende nuk është bërë drejtësi për dhjetra masakra të kryera në Kosovë, por ka thënë se kjo do të bëhet herët a vonë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot bëhen 19 vite nga masakra e Studimes. Në këtë fshat të Vushtrrisë, me 2 maj 1999, qindra burra, të rinj e të moshuar, u vranë mizorisht nga njësitet ushtarake serbe. Vetëm pse ishin shqiptarë. Vetëm pse aspironin lirinë. Dhe, sa më shumë që afrohej liria, aq më i egër e çnjerëzor bëhej pushtuesi, por Kosova mbijetoj. Ëndrra për liri u bë realitet. Realitet do të bëhet edhe drejtësia për viktimat e pafajshme të Studimes, e të dhjetra masakrave tjera të kryera gjithandej Kosovës. Herët a vonë. Ne kurrë nuk do të harrojmë./Kosova Post/


