Veseli: Përmendoret e Zahirit, Hakifit, Edmondit dhe Ilirit – mesazh si sakrifikohet për atdheun

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë pjesë e zbulimit të përmendoreve të heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, me rastin e 21 vjetorit të rënies së tyre.

“Një emocion i paharrueshëm kur pashë përmendoret e Zahirit, Hakifit, Edmondit dhe Ilirit në qendër të qytetit në Podujevë. Ato bartin një mesazh të madh për gjeneratat e reja që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës”, ka thënë Veseli.

“Bartin mesazhin se si punohet, luftohet e sakrifikohet për atdheun”.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vepra më sublime që ka krijuar populli ynë në histori. E tillë do të mbetet përgjithmonë, sepse tregimi për lirinë e Kosovës nuk mund të shkruhet pa UÇK-në”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit