Veseli: Shteti duhet të ketë kujdes për fëmijët

Mos i humb

Në Kuvendin e Kosovës sot është shënuar Dita e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, theksoi se shteti nuk mund të vazhdojë përpara pa pasur përspektivë të fëmijëve.

“Kjo është një ditë e veçant për të gjithë ne, i falenderoj fëmijët të cilat po tregojnë vizion dhe përmbajtje të jetës së tyre se si të veprojnë.

Pa pasur përspektiv të kësaj gjenerate të shëndosh me shpresë dhe me të ardhme shteti jonë nuk mund të ecë përpara.

“Duhet t’i kemi më të përgaditur dhe më konkurrent rinin tonë, ka mundësi që Kosova të ketë sukses dhe trajtimi i fëmijëve është baza kryesore”, tha Veseli.

Veseli ka bërë të ditur se fëmijët të cilët janë në rrugën drejt gjërave negative, është gjë e patolerushme dhe duhet të kujdesemi për fëmijët tane.

“Fenomenet e dhunës janë të patolerushme kur një fëmijë  rritet në një familje të dhunës. Fëmija i cili merret me droga e gjëra negative si dhe fëmijët në mes të natës janë në mes të rrugës, shteti nuk mund të funksionojë kështu duhet të kujdesemi për fëmijët tanë”, u shpreh Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit