Vetëdija Islame

Mos i humb

Titulli: Vetëdija Islame
Autorë: Bislim Sulejmani
Redaktor: Qufli Osmani
Radhitja kompjuterike: Feta Sulejmani
Boton: SH.B. El selam – Gostivar

Libri “VETËDIJA ISLAME” është përmbledhja e dytë poetike e krijuesi të ri Bislim Sulejmani, i cili me vargjet e tij thërret në një vetëdije islame, e cila sipas tij ajo po mungon. Nga vjershat e tij shihet qartë brengosja e tij për gjendjen e mjerë shpirtërore të popullatës të cilës ai i takon dhe pikërisht këtu ai gjen motivin për shumë vjersha të tij duke dhënë mesazhinë se nga një gjendje e këtillë ka dalje.

Po ashtu, në këto vargje shihet qartë brengosja e autorit për gjendjen e varfër sociale të një pjese të popullatës të këtij nënqielli, duke i marrë në mbrojtje shtresën e varfër. Kurse në anën tjetër, ai përmes vjershave tjera ua tërheq vëmendjen atyre që jepen pas fitimeve të ndaluara siç është kamata, atyre që harxhojnë vend e pavend, për të bërë dasma e ahengje, atyre që për qejf harxhojnë para për pushime verore etj. duke harruar se gjendjen e vështirë të vëllait të vet.
Nga kjo që u tha, me plotë të drejtë kjo përmbledhje vargjesh të poetit të ri Bislim SULEJMANI u quajt “Vetëdije Islame” sepse kjo vetëdije, për fat të keq, në ditët tona, dukshëm ka ra. Për këtë përgjegjësinë të gjithë do ta mbajmë. Andaj, lus All-llahun xh.sh. që tani të vetëdisohemi, sa nuk është bërë shumë vonë.

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit