Vetëvendosje kërkon ndërprerjen e marrëveshjes për Kosovën e Re!

Mos i humb

Vetëvendosje ka kërkuar nga Qeveria Haradnaj që të tërhiqet nga marrëveshja me ContourGlobal për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Kjo parti gjithashtu kritikoi Ramush Haradinajn se ndaloi mikrofonat në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kur u diskutua për kontratën me ContourGlobal.

“Qeveria e Kosovës, Kryeministri Haradinaj e privoi publikun në Kosovë nga të dhënat për një çështje themelore siç është ajo e ndërtimit të Termocentralit të ri. Ky projekt nuk kalon. Qeveria bën mirë të tërhiqet para se të jetë vonë dhe të gjenden në procese gjyqësore secili përgjegjës. Aktualisht Ministria e Ambientit veçse është paditur mbi dhënien me shkelje të pëlqimit mjedisor” ka shkruar VV në Facebook.

Vetëvendosje gjithashtu paraqiti tetë arsye se pse ky projekt duhet të ndalet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit