Vetëvendosje-krerëve të shtetit: Dorëhiquni

Mos i humb

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ashpër Qeverinë dhe ministrin e punëve të Jashtme Behxhet Pacollin, për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Sipas saj, e vetmja mënyrë për ta dërguar vendin përpara është atëherë kur krerët e shtetit japin dorëheqje, siç tha ajo se pozita e Kosovës është duke u dobësuar tej mase.

“Pazaret territoriale të Thaçit me Vuçiqin kanë shkaktuar konfuzion tek shumë shtete që e kanë njohur Pavarsinë. Gjithnjë e më pak po na marrin seriozisht sepse presidenti i vendit nuk po e mer seriozisht shtetin tonë. Thaçi e Pacolli dhe Haradinaj duke u treguar të butë e të dobët karshi Serbisë e kanë dobësur pozitën tonë si shtet kudo. Pasojat nuk janë në fushën e sigurisë por edhe të drejtësisë. Viti 2018 po bëhet hap i madh prapa për Kosovën për shkak të këtyre njerëzve. Këta duhet të largohen nga pozita, sepse po i shkakojnë dëme Kosovës. E vetmja mënyrë për ta çuar përpara Kosovën është dorëheqja e tyre”, u shpreh Haxhiu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit