Vetëvendosje nuk e voton Projektligjin e Qeverisë për Konfiskimin e Pasurisë

Mos i humb

Me gjithë kundërshtimet e Vetëvendosje për projektligjin e ofruar nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, Komisioni parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit me shumicë votash ka miratuar projektligjin në fjalë.

Pra votimit kishte diskutime nga anëtarët e komisionit nga partitë e përfaqësuar në Kuvend,  ku është kërkuar që projektligji të kalon në procedurë të shpejtë.

Kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu, ka kundërshtuar  projektligjin duke thënë se në këtë projektligj nuk është bërë asnjë ndryshim substancial.

“Ka kohë të gjatë që si VV jemi duke u marrë me konfiskimin e parasë, deri tani nuk kanë pasur asnjë ndryshim substancial që nga 2004 e vetmja që ka rezultuar është që ne kemi pasur zyrtarë të lartë, jaka të bardha dhe pasuri të politikanëve tanë. Prokuroria ka dështuar që të dëshmoj pasurinë e konfiskuar për zyrtarët e lartë nëse zyrtarët do të arrestoheshin për veprat e tij të kundëigjshme dhe sot. Në Kosovë ka dështuar që barra e prokurorit të dënojë një zyrtarë të korruptuar prandaj projektligji që ka sjell VV është i favorshëm nëe rrethanat që i kemi dhe nuk do ti  bëhet askujt e padrejtë”, ka thënë Haxhiu, raporton Kosova Post.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, duke folur për projektligjin në fjalë ka kërkuar arsyetim nga Qeveria se pse duhet të shkohet me procedurë të shpejtë për shqyrtimin dhe v otimin e Projhektligjit për konfiskimin e pasurisë.

“Ne po duhet të shkojmë në procedura të shpejta për këtë duhet të jap arsye Qeveria. Si PDK e mbështesim ligjin që ka sjell Qeveria e Kosovës për konfiskimin e pasurisë. Dhe nëse duam të realizojmë objektivat duhet ti përfundojmë para pushimit për eleminimin e korrupsionit dhe konfiskimit të parasë qe ka sjell qeveria dhe ministria e drejtësisë për liberalizim të vizave”, tha Beqa, raporton Kosova Post.

Ndërkaq, deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, është shprehur se subjekti i tij ka dhënë vërejtjet ëidhur me disa nene ku bëhet fjalë për pasurinë e pakonfiskueshme. Ai ka thënë se duhet të shikohet shumë me vëmendje që ligji që po e miratojmë të mos paraqitet nevoja ta ndryshojmë pas dy a tre viteve për shkak të moszbatueshmërisë.

“Po krijojmë ligje dhe mbas 3 viteve po e ndryshojmë, hapi i ardhshëm duhet me qenë që ti marrim të dy ligjet dhe me e pa konfiskimin e pasurisë të pankonstetushëm gjë qe se ofron Qeveria e Kosovës.Ftoj të gjithë me analizur mirë normat me i caktua të gjitha veprimet por me bë një ligj që mundemi me vepruar të gjithë më këtë ligj. Mungojnë vendime përfundimtare ne të cilin Kosova do të mund të ndal një të keqe e cila është në shuma të mëdha”, tha Kurteshi

Bilall Sherifi, nga Nisma, tha se Kosova duhet ta ketë një ligj sikur që e ka  Shqipëria.

“Unë si Nisma e mbështes këtë ligj nëse nuk arrijmë konsensus që të bëjmë ligj sa me të mirë. Nëse mendojmë se ligjet bëhen njëherë e përgjithmonë gabojmë, prandaj duhet të bëjmë ndryshime plotësime që të japim kontribut politik dhe juridik”, tha Sherifi.

Kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu, tha se në këtë projektligj nuk është bërë asnjë ndryshim substancial.  “Ka kohe të gjatë qe si VV jemi duke u marrë me konfiskimin e parasë, deri tani nuk kanë pasur asnjë ndryshim substancial që nga 2004 e vetmja që ka rezultuar është që ne kemi pasur zyrtarë të lartë, jaka të bardha dhe pasuri të politikanëve tanë.Prokuroria ka dështuar që të dëshmoj pasurinë e konfiskuar për zyrtarët e lartë nëse zyrtarët do të arrestoheshin për veprat e tij të kundëigjshme dhe sot. Në Kosovë ka dështuar që barra e prokurorit të dënojë një zyrtarë të korruptuar prandaj projektligji që ka sjell VV është i favorshëm nëe rrethanat që i kemi dhe nuk do ti  bëhet askujt e padrejtë”, ka thënë Haxhiu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit