Vetëvendosjes i ndërrohen dy deputetë në Kuvendin e Kosovës, ja cilët janë!

Mos i humb

Lëvizjes Vetëvendosje do t’i ndryshojnë dy deputetë. Kjo për shkak se Mytaher Haskuka dhe Qëndron Kastrati do t’i lëshojnë vendet në Kuvend për t’u bërë kryetarë të komunave.

Vetëvendosje doli fituese në tri komuna pas balotazhi që u mbajt dje. Mytaher Haskuka e fitoi Prizrenin me një diferencë të ngushtë me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj, ndërsa, Qëndron Kastrati fitoi në Kamenicë.

Më shkuarjen e tyre, vendet iu liruan Shemsi Sylës, i cili në zgjedhjet e e 11 qershorit kishte marrë 6.478 vota dhe Sali Zyba, i cili kishte marrë me 5983 vota, shkruan express. Lëvizja Vetëvendosje në rundin e dytë fitoi Prishtinën, Prizrenin dhe Kamenicën./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit