Lëvizja Vetëvendosje për sot ka thirrur protestë popullore, për ta kundërshtuar sipas tyre ndarjen e Kosovës, pas idesë për korrigjim të kufijve nga presidenti Hashim Thaçi.
Motoja e protestës gjithëpopullore është “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.
E si duket përgatitjet e protestës vetëm se janë në fazën përfundimtare.
Siç shihet në fotografitë e Kosova Post, pothuajse është bërë gati edhe podiumi ku do të mbahen fjalimet e organizatorëve të protestës./Kosova Post/