Vetting, Prokurorja e Krimeve të Rënda rikonfirmohet në detyrë

Mos i humb

Prokurorja Sonila Muhametaj është konfirmuar në detyrë. Bazuar vendimit të bërë publik nga KPK, prokurorja e Krimeve të Rënda ka kaluar procesin e Vetting.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu me relatore Etleda Çiftja, nuk vuri në dukje probleme në kriteret e rivlerësimit. Madje KPK ka rrëzuar edhe dy gjetje të ardhura nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në të cilat pretendoheshin shkelje proceduriale të Muhametajt.

Gjatë seancës dëgjimore, Muhametaj dha shpjegime të detajuara sa i përket pasurisë dhe u ndal edhe në çështjet për të cilat ishte denoncuar. Ajo tha se të ardhurat e saj ishin të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet, ndërsa tha se kishte bërë një jetë modeste dhe kërkoi “të vazhdonte detyrën si prokurore e Republikës së Shqipërisë”.

Sonila Muhametaj ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Në vitin 2014, ajo është transferuar në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa në vitin 2015 u dekretua nga Presidenti si prokurore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në shtator 2018, Sonila Muhametaj ishte një ndër tre prokurorët e transferuar me urdhër të kryeprokurores Arta Marku. Muhametaj ngriti padi kundër vendimit në Gjykatën Administrative dhe e fitoi çështjen, duke u rikthyer nga Prokuroria e Pukës në atë të Krimeve të Rënda.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit