Islanda ratifikon Protokollin për Anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Mos i humb

Parlamenti i Islandës ka ratifikuar Protokollin e Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Informacioni mbi ratifikimin e protokollit u konfirmua nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila në profilin zyrtar në rrjetet sociale shkroi se në mbledhjet e Këshillit Veriatlantik në Bruksel ka marrë urimet e para për ratifikimin e 26-të të Protokollit të Anëtarësimit në NATO në parlamentin e Islandës.

“Anëtarësimi në NATO po bëhet realitet”, tha Sekerinska.

Pasi ratifikimit nga Islanda, tashmë kanë mbetur vetëm Franca, Spanja dhe Holanda për ta ratifikuar protokollin.

Kujtojmë që vendet anëtare të NATO-s nënshkruan Protokollin e Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në aleancë më 6 shkurt të këtij viti.

Për t’u bërë anëtar i plotë i NATO-s, protokolli për anëtarësim duhet të ratifikohet në parlamentet e 29 vendeve anëtare të aleancës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit