Ervin Metalla, gjyqtar i Apelit Tiranë, nuk ka kaluar dot në sitën e KPK-së.
Ervin Metalla, i cili nuk ishte i pranishëm në dhënien e vendimit për shkarkimin e tij, sqaroi në seancën dëgjimore për shkeljen që KPK konstatoi se: “Duket sikur i ka ndërtuar një kurth vetes duke aplikuar për një kredi lehtësuese. Nuk e di pse kërkesa për kredi të butë, e vitit 2006, nuk u aprovua. Institucionet shqiptare, Ministria e Drejtësisë dhe Gjykata e Lartë nuk kanë mbajtur protokollet e tyre për kopjet e kërkesës sime për kredi. Pra, unë kam bërë kërkesë për kredi dhe nuk është e vërtetë që më është aprovuar kredia e butë pa ndjekur aplikimin, siç thoshte ligji atëherë. Shteti më ka besuar në këto 18 vjet që të jap vendime shumë të rëndësishme dhe unë sot nuk mund të mbaj përgjegjësi se pse shteti nuk ka funksionuar siç duhet për të ruajtur në protokoll kërkesën time kur aplikova për kredi lehtësuese”, shtoi Metalla.
Top Channel