Vettingu/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari Astrit Faqolli

Mos i humb

 

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin ditën e sotme për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Astrit Faqolli, duke e konfirmuar atë në detyrë.

 Në seancën dëgjimore, KPK u shpreh se Astrit Faqolli ka bërë deklarim të saktë në ILDKP, me burime të justifikuara dhe nuk ka pasur fshehje të pasurisë.

Megjithatë, duke marrë në konsideratë edhe thëniet e një gjyqtari të pyetur gjatë hetimit, KPK ka konstatuar se gjyqtari nuk ka deklaruar dy llogari bankare të bashkëshortes. Gjithashtu, KPK ka zbuluar se deklaratën e Vettingut, gjyqtari i ka deklaruar të ardhurat me lekë të vjetra, çka është e palejuar në një dokument zyrtar.

Ndërkohë, gjyqtari është shprehur duke thënë se ishte një gabim njerëzor i tij në deklaratën e 2004 dhe 2005.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit