Vettingu në Polici, Kuvendi miraton ndryshimet në ligj me 76 vota

Mos i humb

Pas diskutimeve të gjata, Kuvendi i Republikës ka votuar sot disa nga projektligjet e parashikuara për  rendin e ditës. Një ndër ligjet, i cili është shoqëruar edhe me argumente dhe kundër argumente ka qenë ai i vettingut në Policinë e Shtetit.

Ky ligj në thelbin e tij përmban: “Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”.

Te ndryshimet për ligjin e vettingut 76 deputetë votuan  pro, 6 kundër, 6 abstenim, ndërsa ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka abstenuar dhe është shprehur skeptik për këto ndryshime ligjore.

Këto ndryshime synojnë në vetvete vlerësime periodike dhe kalimtare mbi punonjësit e Policisë së Shtetit në punën që ato do të kryejnë.

Rendi i ditës:

  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit