Vetingun në polici i takon ta bëjë SHÇBA. Vetingu nuk është politik. Me gjithë respektin për presidentin dhe institucionin e Presidencës, po paragjykohet një institucion i rëndësishëm në vend siç është Ministria e Brendshme. MB është një institucion me rëndësi në vend, që bën më tepër sesa një proces vetingu.
Standardi nuk është prekur aspak. Vettingu është një proces që nuk mbaron kurrë. Ja e kaluan sot vettingun, por ditën e nesërme ai polic vijon sërish të jetë në punë dhe në monitorim. Por dhe ata që do jenë të rinj në Polici do t’i nënshtrohen Vettingut. Thuhet se janë kundër SHÇBA-s, por kjo është përtej absurdit, megjithë respektin që kam për punonjësit presidencës, pasi kjo është një paragjykim.
Nuk mund të paragjykohet as nga Presidenti dhe as nga askush një strukturë kushtetuese si minsitria e brendshme.
Është e papranueshme, është një paranojë të paragjykosh ministrinë e Brendshme.
Gjithashtu, as pavarësia e vetingut nuk është prekur. Ligji është kalimtar, ndërsa vetingu bëhet në çdo kohë. Kjo sepse edhe një polic që e kalon vetingun, nesër mund të bëhet pjesë e skemave mafioze dhe mund të largohet më tej. Pretendimi se SHÇBA kompromentohet është absurd. Çdo hyrje në polici do i nënshtrohet vetingut”, tha Lleshaj.
Ministri Sandër Lleshaj theksoi se nuk mundet që Presidenti të paragjykojë në këtë proces Ministrinë e Brendshme.


