“Vettingu”, shkarkimi i parë. Largohet Komisioneri Publik, Heral Saraçi

Mos i humb

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë ditën e sotme Komisionerin Publik, Heral Saraçi.

Vendimi pas kërkesës së ONM për marrjen e masës disiplinore ndaj Komisionerit publik Heral Saraçi. Sipas ONM, Saraçi kreu veprime që cenojnë figurën e Komisionerit publik.

Vendimi për shkarkim u mor nga Komisioni i Disiplinës i përbërë nga Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.

Saraçi u votua nëntë muaj më parë bashkë me Florian Ballhysën si dy komisionerë publikë. Sipas ligjit, Saraçi kishte statusin e gjyqtarit të lartë, në institucionin e komisionerit publik me kompetencat për të ankimuar vendimet e shkallës së parë të vettingut dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtarja e hetimit disiplinor, tha se duhet të vendoset masa disiplinore për Saraçin pasi me veprimet dhe mos veprimet e tij ka rrezikuar punën e komisionerit publik.

Shkelje tjetër e evidentiuar ishte edhe firmosja e dy kontratave për dy punonjës të administratës pa rënë në dakordësi me komisionerin e dytë Ballhysa./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit