Vetura e Policisë bie në lumin Lepenc, zhdukën dy policë

Mos i humb

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Magjistralën Kaçanik-Hani i Elezit.
Një veturë e policisë me dy policë ka rënë në lumin Iber-Lepenc, rreth orës 21:00 të së shtunës.

Të gjitha njësitë relevantë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të gjetur dy pjesëtarët e policisë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

“Një veturë e policisë me dy pjesëtar ka rënë në lumin Iber Lepenc. Jemi duke i kërkuar trupat e tyre. Nuk dihet ende asgjë. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kontrollojnë dy anët e brigjeve të lumit.

Nuk dihen shkaqet, por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë” ka thënë Gashi.
Rasti ka ndodhur konkretisht tek lokaliteti i njohur si “Kulla me çeshme”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit