Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë sot ka vizituar Bashkësinë Islame në Podujevë. Përmes një postimi në rrjetin social facebook thuhet se kjo vizitë është bërë me qëllim urimi për kryetarin e ri të Bashkësisë Islame në Podujevë.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Besianë, sot vizitoi Bashkësinë Islame në Besianë, vizita u bë me qëllim urimi të pozitës së re z.Osman Kurtollit me rastin e zgjedhjes në pozitën e Kryetarit të Bashkësisë Islame, pos të tjerash të dy palët u dakorduam për një bashkëpunim të ndërsjellë në interes të qytetarëve llapjanë” thuhet në njoftimin e VV-së./Kosova Post/


