Vetvendosje i del në krah Ramush Haradinajt!

Mos i humb

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar trysninë me të cilën po përballet kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, për heqjen e taksës prej 100% që qeveria e tij ka vënë ndaj mallrave nga Serbia.

Haxhiu ka thënë në një emission televiziv kosovarë se taksa duhet të mbetet në fuqi, pavarësisht thirrjeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, por edhe nga partia në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës, që ajo të shfuqizohet.

“Haradinaj bën gabim të madh nëse pas këtyre presioneve tërhiqet nga vendimi”, ka thënë Haxhiu. Ajo ka shtuar se Haradinaj do të gjunjëzohet përballë trysnisë. Sipas saj, shefi i ekzekutivit “ka lëshuar pe tashmë disa herë”.

“Do të jetë goditje e madhe për Republikën e Kosovës nëse Haradinaj e tërheq taksën”, ka vlerësuar Haxhiu në T7.

Deputetja e Vetëvendosjes ka vlerësuar se partia e saj nuk do të kërkojnë rrëzimin e Qeverisë Haradinaj për shkak të taksës. / KosovaPost /

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit