VIDEO/ Iu dëmtua shtëpia nga tërmeti, gjobitet me pesë milionë lekë pse e rindërtoi vetë

Mos i humb

Gjobë pesë milionë të vjetra sepse ndërhyri për të riparuar banesën e tij të dëmtuar nga tërmeti. Kjo ka qenë masa që shteti shqiptar i ka dhënë Ismet Shetajt, kryefamiljarit i cili kalon ditët dhe netët në çadër dhe në të ftohtë bashkë me 11 anëtarët e tjerë të familjes së tij, mes tyre edhe katër nipërit e mitur. Situata tragjikomike është shënuar në fshatin Shetaj të Durrësit.

Ismeti rrëfen për Syri Tv se, banesa e ndërtuar që në vitin 1985 iu dëmtua që prej tërmetit të 21 shtatorit, e përmes një dokumenti kreu i njësisë administrative deklaronte se banesa duhej riparuar. Tullat e lidhura me baltë dhe banesa pa kolona rrezikonte jetën e familjes Shetaj…

Në kushtet kur askush nuk mori përsipër riparimin e banesës, Ismeti nisi të ndërhyjë përmes ndërtimit të kolonave, për të bërë shtëpi më të sigurtë për familjen e tij. Por kjo i solli problemin e radhës, gjobën pesë milionë lekëshe dhe një urdhër gjykate se shtëpia duhet të shembet. Por, gjoba ka ardhur në emrin e djalit të tij Florjanit….

Tërmeti i 26 nëntorit e bëri edhe më të keqe situatën për 12 anëtarët e familjes Shetaj. Ata deklarojnë se janë të harruar nga shteti, e se jetojnë me shumë vështirësi në çadër, në këto ditë të ftohta dimri. Ismeti pretendon se e gjitha është një hakmarrje personale e inspektorit të zonës së INUK, Ardian Halili. Ndërsa shprehet i vendosur në ndërtimin e shtëpisë, edhe nëse I duhet të përfundojë në burg…

Ismet Shetaj apelon për ndihmë pasi kushtet financiare të kësaj familjeje janë tepër të këqija, çka ja vështirëson përfundimin e shpejtë të banesës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit