VIDEO/ Vetëm me një batanije dhe në lagështi, kushtet e mjerueshme në çadra pas tërmetit. Si e kaluar natën banorët

Mos i humb

Banorët të cilët kanë kaluar natën në çadra janë shprehur të irrituar para kamerave pasi sipas tyre nuk i është ofruar as ushqim dhe veshmbathje.

Kushtet ku kanë kaluar natën banorët janë shumë të mjerueshme, ku kanë patur vetëm nga një batanije.
Në Lezhë disa familje të komunitetit rom e kanë kaluar natën në çadra, kërkojnë ndihmë për fëmijët pasi nuk kanë ushqim dhe as veshmbathje për ta.

Banorët bëjnë me dije se nuk ju kanë sjell ushqime për të vegjlit ndërsa rrezikojnë të marrin ndonjë sëmundje.

Një nga banoret shprehet se nuk ka asnjë ushqim për fëmijën e saj të mitur.

“Nuk kemi ku shkojmë, nuk kam asnjë ushqim për fëmijën tim. Dhe qumështin ma ka dhënë një person tjetër.

Fëmijët e vegjël janë më të rrezikuar pasi gjatë natës është shume ftohtë për të qëndruar në çadra, ndërsa kërkojnë të kenë me shumë ushqime dhe me batanije.
/tpz

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit