VIDEO/ Vjedhje në banesa dhe dyqane, arrestohet 26-vjeçari në Dibër

Mos i humb

Policia e Dibrës ka zbardhur 2 vjedhje të ndodhura më parë dhe ka arrestuar arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për një shtetas që dyshohej se kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në qytetin e Peshkopisë, kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. I riu shihet në video teksa hyn në një dyqan, merr diçka dhe më pas largohet.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. B., 26 vjeç, banues në Dibër.

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur orendi shtëpiake në një banesë dhe 15.000 lekë në një dyqan në qytetin e Peshkopisë.

Vijon puna edhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit