Anëtarja e re e SPAK, Doloreza Musabelliu betohet para Presidentit Meta

Mos i humb

Anëtarja më e re e SPAK betohet para Presidentit të Republikës. Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit të prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, znj. Doloreza Musabelliu.

Presidenti i Republikës Ilir Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), znj.Musabelliu.
Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z.Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Arben Kraja.

foto galeri foto galeri foto galeri

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit