Vidhet gjatë natës fabrika e përpunimit të bulmetit në Gjirokastër, çfarë thotë policia

Mos i humb

Një firmë e përpunimit të bulmetit në Gjirokastër ka rënë pre e vjedhjes.

Ka qenë administratori i firmës ai që ka konstatuar vjedhjen rreth orës 07:00.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në fshatin Bodrisht.

Të njëjtat burime bënë me dije se administratori ka konstatuar se gjatë natës janë marrë nga zyra e financës një shumë parash.

Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vjedhja është kryer pa thyerje të jashtme.

Po punohet intensivisht për të zbuluar mekanizmin e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autoriteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit