Vietnam, alarm për tajfunin Noru, më i fuqishmi i njëzet viteve të fundit, që pritet të godasë brigjet qëndrore

Mos i humb

Tajfuni Noru, i katërti që godet Vietnamin këtë vit dhe një nga më të fortët në njëzet vitet e fundit, do të prekë brigjet e Vietnamit qendror në natën mes të martës dhe të mërkurës.

Sipas Qendrës Kombëtare Vietnameze për Parashikimet Hidrogjeologjike, tajfuni po lëviz me shpejtësi 20-25 kilometra në orë, me erëra 118-149 kilometra në orë, duke kaluar sonte rreth 400 kilometra në veri të arkipelagut vietnamez të ishujve Paracel, ku do të forcohet nga kalimi në një rajon detar me temperatura të larta.

Rreth orës 4 të mëngjesit të së mërkurës pritet të godasë zonën bregdetare midis qytetit bregdetar të Da Nang dhe provincës Binh Dinh pak më në jug, me erëra deri në 166 kilometra në orë.

Kryeministri Pham Minh Chinh ka shpallur gjendjen e gatishmërisë maksimale, duke u kërkuar autoriteteve lokale të marrin masat e nevojshme.
Është hartuar një plan evakuimi që prek afro 900,000 banorë, ndërsa 300,000 të tjerë në 60,000 anije peshkimi janë ftuar për të gjejnë strehim ose për të kthehen në tokë.

Deti do të jetë jashtëzakonisht i trazuar, me dallgëzime 8-10 metra, duke nisur nga sot, ndërsa për datat 27 dhe 28 shtator priten reshje të rrëmbyeshme prej 150-300 mm deri në brendësi të vendit, në rajonin e malësisë qendrore. Kjo është raportuar nga media të ndryshme vietnameze.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit